Fondi për Arsimin e Romëve dhe misioni I saj
Fondi për Arsimin e Romëve (REF) u krijua në kuadrin e Dekadës së Përfshirjes së Romëve në vitin 2005. Misioni dhe qëllimi i saj përfundimtar është për të mbyllur hendekun në rezultatet e arsimit në mes të romëve dhe jo-romëve. Për të arritur këtë qëllim, organizata mbështet politika dhe programe të cilat sigurojnë arsimim kualitativ për romët, duke përfshirë neutralizimin e segregimit në sistemet arsimore.
Cilat janë aktivitetet e Fondit të Arsimit të Romeve ( REF)?
Fondi për Arsimin e Romëve (REF) u krijua në kuadrin e Dekadës së Përfshirjes së Romëve në vitin 2005. Misioni dhe qëllimi i saj përfundimtar është për të mbyllur hendekun në rezultatet e arsimit në mes të romëve dhe jo-romëve. Për të arritur këtë qëllim, organizata mbështet politika dhe programe të cilat sigurojnë arsimim kualitativ për romët, duke përfshirë neutralizimin e segregimit në sistemet arsimore.
Cilat janë aktivitetet e Fondit të Arsimit të Romeve ( REF)?
Nëpërmjet aktiviteteve të saj, REF promovon përfshirjen e romëve në të gjitha aspektet e sistemeve arsimore kombëtare të vendeve pjesëmarrëse në Dekadën e Përfshirjes së Romëve, si dhe vende të tjera që dëshirojnë të bashkohen në këtë përpjekje.
Cilat janë objektivat e REF dhe si i ndjek ajo ato?
Në objektivat e REF përfshihen si më poshtë:
- Sigurimi i aksesit ndaj arsimit të detyrueshëm, për shembull, nëpërmjet përfshirjes së prindërve në arsim, iniciativave për të reduktuar braktisjen shkollore, dhe sigurimi i teksteve dhe materialeve të tjera arsimore falas.
- Përmirësimi i cilësisë së arsimit, për shembull, nëpërmjet reformës në kurrikul, futjes së mësimit në gjuhën rome, anti-paragjykim dhe mësimdhënie me tolerance dhe trajnimin e ndërmjetësuesve shkollore.
- Zbatimi i politikave integruese dhe jo ndarese ndaj nxënësve romë që vijnë nga shkolla e klasa të ndara në shkollat e zakonshme, si dhe eliminimin e të gjitha shkollave e klasave të ndara.
- Zgjerimi i qasjes në arsimin parashkollor, për shembull, përmes fushatave informative, ndihmë me procesin e regjistrimit dhe të punës me prindërit për të promovuar ndjekjen e arsimit parashkollor.
- Rritje në ndjekjen e arsimin të mesëm dhe të lartë, për shembull, përmes bursave, kurseve për arsimimin e të rriturve, si dhe këshillave për karrierë për nxënësit e shkollave të mesme.
Cilat janë aktivitetet e Fondit të Arsimit të Romëve ( REF)?
REF ndjek pesë programe kryesore:
- Programi për mbështetje të projekteve i cili financon projekte dhe programe.
- Programi i bursave të REF cili është programi më i madh për bursa universitare për studentet Rom.
- Programi për zhvillim të politikave dhe ngritje të kapaciteteve i cili mbështet aktivitete që ndihmojnë në krijimin e nje kornize dialogu ndërmjet qeverive dhe shoqërisë civile mbi reformën arsimore dhe përfshirjen e romëve.
- Programi për komunikim dhe ndarje të experiencave dhe mësimeve ndërmjet shteteve, I cili përfshin aktivitete për të nxitur shkëmbimin e njohurive në reformat në arsim dhe në përfshirjen e romëve.
- Programi i grandeve të kthyeshme për të ndihmuar OJQ-të rome dhe qeveritë lokale për të pasur akses në fondet e BE-së me qëllim arsimin e romëve.
Më shumë informacion rreth REF mund të gjendet në faqen e internetit: www.romaeducationfund.org