Vërtetimi i Notave

SHËNIM I RËNDËSISHËM

Në përgjigje të pandemisë COVID-19 PB REF pranon se mund të ketë vështirësi kur kërkojmë diploma origjinale, të vlefshme, transkripte notash, kopje të indeksit, dhe PB REF siguron të gjithë aplikantët e interesuar që do t’i përshatemi secilës situatë me fleksibilitet, dhe kujdes.

Më poshtë janë kërkesat standarde për dokumnetin e vleresimit të notave / diplomave. Nëse hasni ndonjë vështirësi në marrjene tyre, ju lutemi të kontaktoni koordinatorin e tuaj lokal  për të informuar  ne kohen e duhur ,në lidhje me këtë çështje dhe ne do të kërkojmë zgjidhje së bashku.


Vërtetimi i notave/Diplomat *Ju lutemi që të bëni skanime cilësore, me ngjyra për të garantuar që i gjithë informacioni të jetë lehtësisht i lexueshëm (dokumentet jo të qarta nuk do të merren në konsideratë).

*Madhësia maksimale e një dokumenti të vetëm nuk duhet të kalojë 5MB.
* Kërkesa për diplomën e shkollës së mesme për konkursin e PB përfshin: Mesataren (GPA) të lëndëve të shkollës së mesme, dhe mesataren (GPA) e  provimeve të maturës / Baccalaureate.


Vërtetimi i notave (që përmban Mesataren tuaj të Notave – GPA, nëse është e mundur) duhet të skanohet dhe të ngarkohet si bashkëngjitje brenda formularit të aplikimit online, dhe:

  • Nëse jani student ne vitin akademik 2019- 2020, duhet të jetë një vërtetim akademik zyrtar i notave për vitin akademik të fundit të përfunduar 2018-2019 . Si dhe një vërtetimin zyrtar i notave nga semestri i parë i vitit akademik 2019-2020;
  • Vërtetimi i duhur i notave duhet të përfshijë një listë të plotë të provimeve të detyrueshme dhe rezultatet për secilin prej tyre (notat, ose statusin e tyre si p.sh: kaluar/ngelur/shtyrë/nuk ka frekuentuar, mungesë, etj.).
  • Nëse aplikanti nuk ka qenë i regjistruar në shkollë/universitet gjatë vitit akademik 2019-2020, ai/ajo duhet të dorëzojë kopje të vlefshme të vërtetimit të notave dhe/ose diplomave të fundit të marra;
  • Aplikantët për PHD duhet të dorëzojnë raportin e fundit të progresit nga mbikëqyrësi i tyre, bashkë me vërtetimin e fundit të GPA-së;
  • Rregullat e programit të bursave për llogaritjen e GPA-së, si dhe llojin e vërtetimit të notave apo diplomës (sipas rastit) që duhen dorëzuar, mund t’i gjeni këtu;
  • Të ketë vulën origjinale të universitetit dhe firmën e përfaqësuesit të universitetit.

Shënim: Aplikimet me vërtetime të papërshtatshme nuk do të konsiderohen për kualifikim;

<- Kliko për të shkuar mbrapa në Udhëzimeve RMUSP në anglisht