VERTETIM REGJISTRIMI

*Ju lutemi që të bëni skanime cilësore, me ngjyra për të garantuar që i gjithë informacioni të jetë lehtësisht i lexueshëm (dokumentet jo të qarta nuk do të merren në konsideratë).
* Madhësia maksimale e një dokumenti të vetëm nuk duhet të kalojë 5MB.

DORËZIMI I VËRTETIMIT TË REGJISTRIMIT

Vërtetimi zyrtar i regjistrimit – duhet të jetë i skanuar dhe të ngarkohet si bashkëlidhje e OAF-së dhe duhet të përmbushë të gjitha kërkesat:

  • Të jetë një vërtetim origjinal regjistrimi nga universiteti i aplikantit që tregon se aplikanti është i regjistruar për vitin akademik 2020-2021 në një universitet të akredituar nga shteti në vendin e origjinës së aplikantit ose në vendin ku banon (pjesë e shteteve të programit);
  • Të përmbajë emrin e plotë të aplikantit, vitin e tij/saj të studimit, emrin e universitetit, fakultetit, departamentit, specializimin dhe llojin e studimeve (p.sh. me kohë të plotë, me kohë të pjesshme, në distancë, etj.), dhe të tregojë nëse viti akademik përbëhet nga një ose dy semestra, apo tre semestra;
  • Të mos përmbajë korrigjime, përveçse nëse mban vulën dhe nënshkrimin e personit që e ka lëshuar.

 

DORËZIMI I VËRTETIMIT PËR TARIFËN E SHKOLLIMIT

Vërtetimi për tarifën e shkollimit – duhet të jetë i skanuar dhe të ngarkohet si bashkëlidhje e OAF-së dhe duhet të përmbushë të gjitha kërkesat:

  • Të jetë një vërtetim origjinal i tarifës së shkollimit që tregon koston e tarifës së shkollimit për gjithë vitin akademik 2020-2021; ose shuma e tarifës së shkollimit duhet të shënohet në vërtetimin e regjistrimit; gjithashtu, në shumën e treguar duhet të vendoset edhe një vulë shtesë;
  • Aplikantët të cilët do të marrin, gjatë fazës së dytë të konkurrimit, një faturë për tarifën e shkollimit që tregon kryerjen e pagesës, duhet ta dorëzojnë edhe këtë faturë.

DOREZIMI I FOTOS PERSONALE

Aplikantëve të përzgjedhur në listën paraprake të përfituesve (të pranuar me kusht dhe të listës së pritjes) do t’ju kërkohet të paraqesin një fotografi personale, e cila do të bashkangjitet pranë biografive të tyre të shkurtra në faqen e internetit të REF. Ju lutemi mbani parasysh, se bio e shkurtër dhe fotoja do të postohen në faqen e internetit të REF, vetëm për ata aplikantë që do të arrijnë në fazën përfundimtare të përzgjedhjes dhe do të vlëresohen si fitues perfundimtarë.

Fotografia duhet të jetë me rezolucion të lartë me madhësi maksimale deri në 5 MB. Duhet të jetë një foto me pamje frontale  të aplikantit, siç ilustrohet më poshtë. Fotografitë në grup nuk do të konsiderohen si të pranueshme.