PANDERSHMËRIA AKADEMIKE
PANDERSHMËRIA AKADEMIKE
Plagjiatura është përvetësimi i pa lejuar, i padrejtë e i pandershëm, i teksteve të një autori tjetër, i gjuhës, mendimit, ideve, ose shprehjeve, si dhe paraqitjen e tyre si punë origjinale. PB REF e konsideron plagjiaturën si një shembull i pandershmërisë akademike dhe një shkelje të vlerave dhe parimeve të programit. Prandaj, aplikimet në të cilët plagjiatura është e pranishme dhe / apo vetë-plagjiatura do të zbulohen, do të skualifikohen nga konkurrenca për bursa.

Për kompletimin e aplikimit,në mënyrë të vecantë tek Deklarata e qëllimet akademike, dhe Eseja për Çështjet e Romëve, aplikanti është i lejuar për të bërë vetëm një përdorim të kufizuar të citateve, duke siguruar që burimi origjinal është përmendur si duhet dhe se nuk konsiderohet si pjesë e kërkesave minimale të fjalëve.
Vetë-plagjiatura është ripërdorimi i pjesëve të rëndësishme, identike apo pothuajse identike nga aplikimet e kaluara për skemat e PB REF, ose materiale, artikuj, letra në dispozicion të publikut të aplikantit. Në mënyrë të ngjashme me situatën e plagjiaturës, aplikanti I gjetur në një situate vetë-plagjiature do të skualifikohet nga konkurrenca për bursë.
Ju lutem vini re se përveç kontrollit nga stafi I PB REF dhe nga BKP, programi gjithashtu përdor programet e sitemit për të zbuluar rastet e plagjiaturës në aplikime.
Për më tepër, sipas politikave dhe procedurave të PB REF, aplikantët e identifikuar për dërgimin e dokumenteve të falsifikuara do të skualifikohen nga konsurimi për bursë dhe nuk do të konsiderohen në të ardhmen për të konkuruar në PB REF dhe për financimin nga programet REF. Të gjitha rastet e tjera të pandershmërisë në lidhje me procesin e aplikimit në PB REF dhe gjatë periudhës së kontratës për Grant (të tilla si sigurimin e / të dhënave të rreme të falsifikuara dhe të informacionit, përpjekjet për ryshfet, etj) do të çojnë në skualifikimin nga Programi dhe bllokimi për të konkuruar në të ardhmen në PB REF .